Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Raportohet se një makinë ka përplasur një 10-vjeçar dhe për pasojë i mituri, i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.