Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Vlorës pa minuta më parë.
Klodian Petraq Toska, 40 vjeç, është sjellë me urgjencë në spitalin e Vlorë për shkak të plagëve të marra.
Ai është futur direkt në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet ndërhyrjes nga mjekët.
Mësohet se ngjarja e ndodhur te zona e njohur si Kali i Trojës.
Sherri midis dy personave ka degjeneruar në përdorimin e thikës ku 42-vjeçari është goditur në krahë e trup.
"Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.