Qyteti i Vlorës është gati për të pritur mijëra turistë sivjet, në një sezon turistik të çliruar nga pandemia.
Pavarësisht nisjes shumë prej qytetarëve kritikojnë punën e bashkisë së Vlorës ndaj kërkojnë angazhim më serioz.
“Nuk ka organizim të mirë. Bashkia duhet të verë dorë.”
Qytetarët e vendosin theksin tek mungesa e koshave të plehrave si dhe kanalet e ujrave të zeza që ndosin plazhet.
Por ka dhe nga ata për të cilët Vlora këtë vit është më e pastër se vitet e kaluara.
Në prag të sezonit turistik vihet re një angazhim i shtuar i bashkisë së Vlorës edhe firmës së pastrimit në pastrimin e qytetit por sipas mendimit të banorëve ende ka nevojë për përmirësime.