Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një makinë ka përfunduar e përmbysur me goma në ajër.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në Vlorë. Deri më tani sipas të dhënave paraprake nuk ka viktima, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.
Në videon e siguruar nga ABC, shihet se makina është përplasur edhe me një pemë që është rrëzuar më pas në trotuar, ndërsa makina ka përfunduar e përmbysur.
Kujtojmë se një aksident i ngjashëm ndodhi në kryeqytet, ku si pasojë e shpejtësisë një makinë goditi një 23-vjeçare duke i këputur këmbën dhe më pas u përplas edhe me një pemë anash rrugës.