Rreth 150 efektivë policie, forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar kontroll blic në burgun e Vlorës.
Kjo ndërhyrje që ndodh për herë të parë në institucion është zhvilluar pa dijeninë e autoriteteve të burgut.
Mësohet se kontrollet në qeli kanë zgjatur më shumë se një orë.
Nuk dihet ende nëse kanë konstatuar diçka.