Protesta e bizneseve në Vlorë kundër orës policore ka nisur që ditën e sotme.
Kjo është shoqëruar me momente tensioni mes bizneseve dhe policisë së shtetit.
Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariat një administrator biznesi tek kompleksi Oslo sepse kishte të vendosur Himnin e Flamurit në sfond.
Ora News ka siguruar momentin kur policia shoqëron dhe tërheq për ta futur në furgon administratoren e një bar dhe restoranti në Lungomare.
Biznesmenët nuk kanë pranuar dhe më pas i kanë shoqëruar në komisariat.