Ish-hangarët e avionëve në Vlorë do të shndërrohen në një treg publik për nevojat e qytetit.
Vendimi i ndryshimit të destinacionit të kësaj prone është marrë nga Qeveria, që e heq këtë pronë nga inventari i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ja kalon atë Bashkisë së Vlorës.
“Kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te Bashkia Vlorë, të pronës nr. 1186, me emërtim “Hangarë avionësh”, me vendndodhje në Vlorë, sipas plan rilevimit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për ndërtimin e një tregu publik në Vlorë”, thuhet në pikën një të këtij vendimi.
Vendimi i Qeverisë përcakton se Bashkisë së Vlors i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës, përveçse në treg publik.