Një 78-vjeçar dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 8 gusht rreth orës 14:00, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë.
Shtetasi E. H., 78 vjeç ishte nga Berati.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kjo është viktima e trete ne rrethin e Vlorës në bregdet, si rrjedhojë e atakut kardiak këtë sezon turistik.