Turpi i pajetë i një gruaje është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë.
Ndërkaq, policia ka zbuluar më tepër detaje rreth viktimës. Në informacionin e dhënë mësohet se trupi i pajetë i përkiste shtetases me inicialet N.M., 71-vjeç.
Mësohet se ajo të jetë larguar nga banesa më datë 09.10.2021 dhe se vuante nga skleroza.
Trupi i 71-vjeçares u gjet nga peshkatarët pranë shkëmbinjve në afërsi të molit të Petroliferës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë mbi gjetjen e një trupi të pajetë në afërsi të molit të Petroliferës, u bë e mundur identifikimi e shtetases N. M, 71 vjeç, e cila ishte larguar nga banesa me datë 09.10.2021 dhe vuante nga skleroze”, njofton policia.
Vijon puna për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.