Ka nisur seanca gjyqesore kete te diel per ish-Drejtorin e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika dhe dy te arrestuarit e tjere per falsifikim dokumentash.
Bardhyl Gjika, Kreshnik Mino (Specialist i zyres per Mbrojtjen e Tokes), dhe Spiro Duni (Perfituesi nga falsifikimi i dokumentave) jane 3 të arrestuarit për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në Këshillin e Qarkut Vlorë, te cilet pritet të mësojnë masën e sigurisë diten e sotme.
2 punonjësit e Qarkut, Gjika dhe Mino, si dhe shtetasi tjetër Duni, dyshohet se kanë falsifikuar dokumenta pronësie të një toke në Dhërmi.
3 të arrestuarit ndodhen në gjykatë. Pritet vendimi i masës së sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg. Çështja gjykohet nga gjyqtari Enkel Peza.
Pak dite me pare, Zyra e Tokes ra pre e grabitesve, sipas deklarates se bere nga Bardhyl Gjika, por medsa duket nga hetimet e metejshme, ka rezultuar se kjo skeme ishte hartuar nga persona brenda institucionit.