Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës Klodian Troci, i cili dyshohet si një ndër organizatorët kryesorë të grabitjes së dosjeve të qarkut është lënë në burg sot.
Gjyqtar Enkel Peza dhe prokuror Alfred Sali kanë lënë në fuqi masën e dhënë në datën 16 tetor.
Troci akuzohet për veprën penale shpërdorim i detyrës kryen në bashkëpunim për dosjet e Dhërmiut të vjedhura në kadastrën e qarkut te Vlorës.
Ish kreu i Kadastrës u arrestua ditë më parë si përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve në qarkun e Vlorës dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesorë të grabitjes së dosjeve të qarkut.