Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme.
Një i ri në fshatin Mekat, Vlorë ka vrarë xhaxhanë e tij me armë gjahu dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.