Policia e Vlorës ka nisur një operacion për personat e shpallur në kërkim dhe ata që lëvizin me armë me vete.
Burimet bëjnë me dije se 6 persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme, 3 nëntor.
Ata janë konstatuar me armë zjarri me vete në momentin e arrestimit.
Mësohet se operacioni është iniciuar nga Drejtoria e policisë Vlorë.