Mbeturinat i hidhte në rrugën e plazhit, nis hetimi për 51-vjeçarin në Vlorë

Vlora

Mbeturinat i hidhte në rrugën e plazhit, nis hetimi për 51-vjeçarin në Vlorë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:17
Ilustrim

Një 51-vjeçar u vu nën hetim pasi dyshohet se vazhdimisht hidhte mbeturina në vende të ndryshme përgjatë “Rrugës së Plazhit”, në Zvërnec.

Shtetasi me iniciale E.A. do të hetohet për për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Një veprim i tillë cilësohet krim mjedisor dhe në raste më të rënda dënohet me heqje lirie.

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur planin për pastrimin e territorit, që përveç politikave që synojnë menaxhimin më të mirë të situatës, parashikohet edhe ndëshkim për të gjithë individët dhe subjektet që ndotin mjedisin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat