Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Vlorë, në lagjen “10 Korriku”.
Një sasi lënde eksploziv ka shpërthyer jashtë një pallati.
Nga të dhënat e para mësohet se një person, i cili është identifikuar më inicialet I.S., 33 vjeç, ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.