Një makinë tip Volkswagen ka marrë flakë sot ne orët e mbrëmjes në lagjen Karabash të Vlorës.
Banorët që kanë parë tymin që po dilte nga makina kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit të cilët bënë te mundur fikjen e zjarrit.
Policia njofton se makina ishte në pronësi të shtetasit me iniciale G.C, dhe mjeti ishte i parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.