Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi shtëpia në të cilën banonte është përfshirë nga flakët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja” në Vlorë.
Policia njofton se viktima është shtetasi me iniciale Gj.B i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.