Pamje të frikshme vijnë nga aksidenti i ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Levan-Vlorëku ku humbi jetën Dritan Shena, 53 vjeç.
Në fotot nga vendngjarja shihet makina thuajse e shkatëruar plotësisht duke mos i dhënë mundësi 53-vjeçarit të mbijetojë.
Mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbrojtëset anash.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.