Moti i ftohtë që ka ‘pushtuar’ këto ditë vendin tonë, nuk ka kursyer as zonat bregdetare.
Pasditen e kësaj të shtune, kanë nisur reshjet e para të dëborës në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës..
I gjithë vendi është përfshirë nga acari, situatë që sipas sinoptikanëve pritet të vazhdojë edhe javën që vjen.
Në disa akse nacionale ka prezencë akulli në rrugë, ndërsa në pikat problematike është hedhur kripë.