Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e njohur si ish-fusha e aviacionit.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar më armë në ajër.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.