Policia e Vlorës ka arrestuar personin që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “24 Maji” të Vlorës.
Në pranga ra E. D., ndërsa ende nuk dihet motivi që e çoi atë të qëllonte me armë.
Dyshohet se ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.
Fatmirësisht, nuk u raportua për persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.