Përfshihet nga flakët një automjet në Vlorë.
Burime të Noa.al informojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në lagjen "Kushtrimi" në këtë qytet.
Një zjarr ka nisur në pjesën e përparme të automjetit tip "Mercedes", në pronësi të shtetasit L. M., i cili ishte i parkuar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.