Shtëpia e barit në Vlorë, arrestohen elektriçistët dhe faturisti

Vlora

Shtëpia e barit në Vlorë, arrestohen elektriçistët dhe faturisti

Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një shtëpi bari është zbuluar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Një ditë pasi vuri në pranga 40-vjeçarin e identifikuar me inicialet A.Rr., janë arrestuar edhe të persona të tjerë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, u vunë në prangat:

– E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe  M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat