Një makinë e djegur është gjetur tek zona e "Ujit të ftohtë" dhe mendohet se ka lidhje direkte me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Romeo Meçaj 30 vjeç ka qenë shënjestër e një atentati në zonën e Skelës pranë stadiumit "Flamurtari".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 kur 30-vjeçari ka qenë duke parkuar ndërsa në drejtim të makinës së tij Land Rover është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
I plagosuri ka plumba në pjesën e gjoksit dhe në këmbë. Ora News mëson se ai ndodhet në gjendje kritike dhe ka shpresa të pakta për jetën.
30-vjeçari është emër i njohur për blutë e Vlorës dhe mendohet se ngjarja ka lidhje me larje hesapesh.