Dita pa makina duket se ka sjellë probleme në trafik në Vlorë.
Gazetari i Ora News, Edi Ruçi, bën me dije se si pasojë e bllokimit të rrugëve kryesore, si bulevardi Vlorë-Skelë dhe i Lungomares, është krijuar trafik i rënduar në rrugën e unazës.
Mësohet se është krijuar një radhë e gjatë automjetesh që presin për të kaluar.
Ndërkohë një shkak tjetër i trafikut janë edhe punimet që po bëhen në rrugë.