Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në një barakë në lagjen "1 Maji", Vlorë.
Deri më tani viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Ora News mëson se 60-vjeçarja është nga Elbasani.
“Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen "1 Maji", Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.”- njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.