Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj të Komisionit të Rithemelimit po vazhdon pavarësisht se ka kundërshtime në lidhje me këtë proces nga pjesa tjetër e demokratëve.
Genc Deromemaj, bën me dije se propozimet në proces, kandidatë për Kryetar PD Vlorë janë:
– ATIRD NURI HOXHA
– EDMOND CAUSH BANUSHAJ
– FATJON BESIM FEJZAJ
– LORENC SAZAN DANAJ
NJOFTIMI
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Vlorë!
PD Vlorë përfundoi fazën e parë të ristrukturimit të degës. Ku nga propozimet në proces, kandidatë për Kryetar PD Vlorë janë:
– ATIRD NURI HOXHA
– EDMOND CAUSH BANUSHAJ
– FATJON BESIM FEJZAJ
– LORENC SAZAN DANAJ
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë.
Shënim:
Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit.