Ankorohet në portin e Vlorës pas më shumë se dy orësh në det të hapur trageti i linjës Vlorë-Brindisi.
Trageti mbërriti në orën 15:30 në port dhe për dy orë qëndroi në det të hapur , për shkak të detit të trazuar me shumë dallgë.
Kujtojmë që pasagjerët kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det pasi në orën 06:00 të mëngjesit u nisën prej Brindisit.
Në traget ishin rreth 77 pasagjerë.