Alarm per bombe ne qytetin e Vlores.
Nje pako e zeze e mbeshtjelle me plasmas me ngjyre te erret, ne mes te rruges ne zonen e plazhit te vjeter, ka vene ne levizje policine,.
Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë., ben te ditur policia.