E diela e parë e çdo muaji për qytetin e Vlorës ishte përcaktuar si e diela pa makina.
Por në ndryshim nga sa është vendosur më parë nga Bashkia e Vlorës, kjo e dielë e 1 majit në Vlorë ka më shumë makina se kurrë.
Akset rrugore si bulevardi "Ismail Qemali" apo Lungomare që ishte përcaktuar që do të ndalohej qarkullimi i automjeteve, kanë qarkullim normal, madje në shumë raste edhe trafik të dendur.
Bashkia e Vlorës dhe vlonjatët mesa duket e kanë harruar të dielën pa makina.