Shpërthimi i një bombule gazi ka shkaktuar që një shtëpi të përfshihet nga flakët këtë të hënë në Vlorë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llaktund, në banesën e qytetarit me iniciale K. T.
Fatmirësisht, nuk ka patur viktima apo të lënduar si pasojë e shpërthimit, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llaktund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.