Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë Vlorën.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në territorin midis Nartës dhe fshatit të Akernisë.
Edhe pse efektivët zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje që prej pasdites së të shtunës, neutralizimi i flakëve është i vështirë.
Përveç shkurreve dhe bimësisë, raportohet se nga flakët po dëmtohen dhjetëra pisha.