Një punonjës i OSHEE-së në Vlorë gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me thikë një koleg të tijin në lagjen ‘Uji i Ftohtë’.
Raportohet se shtetasi me iniciale N. Zh. ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin K. Sh..
Ky i fundit ka përfunduar në spital dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme