Publikohet momenti kur dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin automjeteve të biznesmenit në Vlorë, Zamir Kormuzi.
Nga pamjet dallohen qartë dy persona të cilët mbajnë në dorë dy shishe me lëndë djegëse teksa i afrohen mjeteve të parkuara në anë të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:53 të mëngjesit të së premtes në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.Pasi spërkasin më lëndën djegëse makinat, personat e maskuar u vënë zjarrin dhe largohen me shpejtësi nëpër errësirë.
Biznesmeni dyshon se zjarrvënie ka ndodhur për shkak të konkurencës së biznesve të tij.
Së bashku me makinat e biznesmetit Kormuzi janë djegur dhe automjetet e shtetasve me inicialet D. S dhe Y. I.