Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia bën me dije se një mjet ka dalë nga rruga në aksin Vlorë-Kotë, duke mbetur të lënduar, drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë.
Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.