Një anije peshkimi është mbytur ditën e sotme në brigjet e Vlorës, ndërkohë që falë ndihmës së shpejtë është parandaluar një ngjarje e rëndë dhe ekuipazhi është shpëtuar.
Një nga peshkatarët, Mezan Mezani ka deklaruar se situata ishte e frikshme dhe si në filma, aq më tepër që në anije kishte edhe fëmijët pasi punonin si familje.
Ai kërkoi ndihmën e Marinës për të tërhequr anijen, pasi aty ku është sipas tij paraqet rrezikshmëri për anijet e tjera.
“Nuk kishim mundësi të shikonim se ramë në një ngecje të tmerrshme, sa filluam ndodhën këto probleme pastaj dallgëzimi ishte rreth 1 ballë gjë që është e pranueshme. Na u prish vinçi dhe në të njëjtën kohë na u bllokua.