Fundjava dhe koha e bukur me diell ka rikthyer qarkullimin e rënduar të automjeteve në Vlorë.
Dyndja e madhe e pushuesve drejt qytetit bregdetar si dhe dëshira e njerëzve për të shëtitur me makinë.
Ka bërë që rrugët e qytetit të jenë të tejmbushura nga makinat.
Akset më problematike janë ato që të çojnë drejt bregdetit si rruga Transballkanike, Lungomare si dhe segmenti Vlorë-Orikum.