Vranësirat dhe reshjet e dendura kanë kthyer makthin në detin e Vlorës duke bërë që të pezullohet lundrimi në det.
Kapiteneria e Portit të Vlorës bën me dije se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon deri në 6-7 ballë.
Për shkak të rritjes së forcës së detit autoritetet kanë vendosur pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe për anijet e peshkimit.
Pezullimi do të vijojë deri në mbrëmje, ndërsa pritet që të rinisë pas përmirësimit të kushteve të motit.