Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “10 korriku” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një pemë dhe kazan mbetjesh dhe është përmbysur në rrugë.
Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.