Një mobileri në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarje ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat janë përhapur me shpejtësi.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia njofton se dyshohet që shkak i flakëve të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë tymi ka mbuluar mbarë zonën.