Të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Nga raportimet paraprake dyshohet se ka një person të plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.
Në rrugët hyrëse dhe dalëse janë vendosur patrulla të policisë.