Detaje të reja mësohen nga ngjarja në Vlorë, ku një 33-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.
Autori i dyshuar pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, por ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarjeje. I plagosuri ka marrë plagë në këmbë, por pa pasojë për jetën.
Policia thotë si i plagosuri rezulton me dy mbiemra, por aktualisht nuk dihen detaje të tjera për të shkuarën e tij. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, e cila terrorizoi banorët e Vlorës
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.