Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar. Kreu i qeverisë bën me dije se aty po mbyllen detajet e fundit. Po ashtu ai shton se ky projekt është unikal për Vlorën.
Siç duket nga pamjet e shpërndara nga kryeministri Rama, sheshi në monumentin e pavarësisë ka marrë trajtat e flamurit kombëtar.
Postimi i Ramës:
Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur.