Policia Kufitare ka shpëtuar katër persona të bllokuar në det, në Vlorë dhe Dhërmi.
Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.
Ndërsa në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg.
Njoftimi i policisë:
Vlorë dhe Dhërmi/Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.
Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.
Në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg.