“Jam kryetari i bashkisë Vlorë, më duhen 35”/ Si tentuan ‘zyrtarët e lartë’ të mashtronin biznesmenin në Tiranë duke i çuar sms, zbardhet skema

Vlora

“Jam kryetari i bashkisë Vlorë, më duhen 35”/ Si tentuan ‘zyrtarët e lartë’ të mashtronin biznesmenin në Tiranë duke i çuar sms, zbardhet skema

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 13:33
Policia

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin policor të koduar “Replay”, që çoi në arrestimin e tre personave, që prezantoheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe mashtronin biznesmenë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se grupi i drejtuar nga Florian Gjergji tentoi të mashtronte një biznesmen në fushën imobilare.

“Si je! Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35”. Ky ka qenë mesazhi që mbërriti në telefonin e biznesmenit me inicialet G.Ç., në një aplikacion komunikimi online. Fill pas këtij mesazhi, biznesmeni vuri në dijeni policinë e Tiranës, e cila organizoi dhe bëri kapjen e flagrancë të personavë që u paraqitën të merrnin paratë.

Në kuadër të operacionit “Replay” u arrestuan Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata ndërsa “truri” Florian Gjergji është shpallur në kërkim. Gjatë muajve të fundit disa biznesmenë kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi duke dhënë paratë e kërkuara nga “zyrtarë të larte”, ndërsa disa të tjerë kanë bërë kallëzim menjëherë në polici duke identifikuar dhe kapur autorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat