Rreth 20 turistë janë paraqitur me shenja helmimi në spitalin e Vlorës këtë të premte.
Dyshohet se tursitët janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit në një anije turistike.
Gazetari Elton Nika raporton se ata ndodheshin në një prej anijeve turistike që kryen linjën e Karaburun-Sazan.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.