Fundjava e parë e shtatorit e ka gjetur Vlorën me një numër të konsiderueshëm pushuesish në plazhet e saj.
Pavarësisht se fluksi i tyre është pak më i ulët në krahasim me muajt korrik edhe gusht, Vlora vijon të jetë ende e preferuar për turistët.
Të huajt janë të shumtë në bregdet. Disa prej tyre preferojnë shtatorin për pushime për shkak të qetësisë që ofron e të tjerë pranojnë që do e vijojnë plazhin derisa moti të ua lejojë.
Shtatori ka regjistruar një mot të ngrohtë dhe të favorshëm për të pushuar në fundjavën e saj të parë ndërsa operatorët turistikë konfirmojnë se hotelet në qytetin bregdetar kanë qenë të prenotuara në masën 80% të tyre.