Një 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua, në fshatin Trevllazër të Vlorës.
I moshuari, P. K., i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një shkëmbi, është gjetur nga familjarët, rreth orës 10:15.
Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte shpallur i humbur më datë 16.09.2023, pasi ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.