Qyteti i Vlorës mëngjesin e sotëm është zgjuar me reshje shiu të shumta, e cila ka bërë të përmbyten shumë rrugë dhe lagje.
Lëvizja e njerëzve dhe e automjeteve është bërë tepër e vështirë, ku Bashkia ka pezulluar përkohësisht lëvizjen.
Përkatësisht lagjja Pavarësia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë, janë nën ujë.
Ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë, duke shkaktuar sërish probleme.