Aksion policor në Vlorë, forcat speciale Shqiponja arrestojnë 25-vjeçarin me armë në makinë

Vlora

Aksion policor në Vlorë, forcat speciale Shqiponja arrestojnë 25-vjeçarin me armë në makinë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 22:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, aksion në qytet mbrëmjen e sotme për ndalimin e personave me rrezikshmëri.

Aksioni në disa pika të qytetit ku policia ka patur informacion për vendndodhjen e këtyre personave.

Në pranga një 25 vjeçar me armë në makinë. Sipas korrespodentit të Top Channel, Mikel Marsi i arrestuari është Maringlen Hamzo.

Aksioni për vënien në pranga të personave me precedent kriminal apo në shkelje me ligjin vijon ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat